
Thashethemet për një lidhje të mundshme mes influenceres Sara Hoxha dhe biznesmenit Erik Fullani kanë marrë hov të ri pas një videoje të shpërndarë në rrjete sociale.
Shkak për spekulimet e fundit janë bërë disa postime nga i njëjti vend pushimi, ku Sara dhe Erik shfaqeshin veç e veç, por me sfond identik. Por ajo që i ka ndezur sërish dyshimet është një video nga festa e ditëlindjes së djalit të Olta Gixharit, ku të dy janë parë të pranishëm.
Në videon e publikuar nga vetë Olta në Instagram, Sara dhe Erik duken të qetë në festë – por ndjekësve nuk u ka shpëtuar detaji se Eriku dhe Olta nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, duke ngritur dyshime se ai ishte aty jo për shkak të një miqësie të afërt me Oltën, por si shoqërues i Sarës.
Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, por siç thuhet:
“Ku ka tym, ka edhe zjarr… ose së paku një story me lokacion të përbashkët.”
Shiko pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit dhe vendos vetë: miqësi e rastit apo lidhje në ndërtim?
KAQPATA