Kryeministri Albin Kurti gjatë një vizite tek disa fermerë deklaroi se para qeverisjes së tij litri i qumështit ishte shitur edhe 20 centë. Kjo deklaratë është kundërshtuar nga fermeri Sadush Kabashi, i cili tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.
Kabashi kujtoi se para 15 vitesh çmimi kishte qenë rreth 40 centë për litër, ndërsa e quajti mashtrim pretendimin e Kurtit. “Më vjen keq prej fermerëve që e përkrahin, qysh munden me duru kaq shumë gënjeshtra. Motit u pa se veç mashtron”, tha ai.
Demantin e tij e shpërndau edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila akuzoi Kurtin se po bën propagandë për bujqësinë. Sipas saj, kryeministri “mund të gënjejë ata që lopët i shohin vetëm në filma vizatimorë, por jo edhe bujqit që prodhojnë ushqimin me djersë”.
Bajrami shtoi se Kurti duhet të tregojë pse nuk e ka hequr ende TVSH-në për qumështin dhe produktet bazë, ashtu siç kishte premtuar para pesë vitesh.
KAQPATA