
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.
Në takim morën pjesë edhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, palët diskutuan për raportet dypalëshe, bashkëpunimin mes dy vendeve dhe zhvillimet e fundit politike.
U veçuan marrëveshjet ndërshtetërore që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave, përfshirë pikëkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit–Bllacë dhe Glloboçicë–Jazhincë, si dhe projektin infrastrukturor të rrugës Prizren–Tetovë.
KAQPATA