Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Forumin e Paqes që po mbahet në Paris, në diskutimin me temën “Paqeruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale”.
Ai theksoi se Kosova është një “histori e dyfishtë suksesi”: si ndërhyrje humanitare dhe ushtarake e NATO-s për ndalimin e gjenocidit të Serbisë, dhe si shtet ku zhvillimi ekonomik dhe demokracia ecin paralelisht.
Kurti foli edhe për forcimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe tri njohjet e reja gjatë këtij viti, përfshirë atë nga Siria. Ai nënvizoi progresin ekonomik, duke përmendur se “Bruto Produkti Vendor për kokë banori sot është gjashtë herë më i lartë se në vitin 2000 dhe tri herë më i lartë se në vitin e shpalljes së pavarësisë më 2008”.
Sipas tij, Kosova duhet të shihet si shembull se si çlirimi dhe pavarësia sjellin “dividentë makroekonomike e sociale për qytetarët”.
Kurti po ashtu theksoi nevojën që misionet paqeruajtëse të bazohen në vlera të përbashkëta dhe jo vetëm në interesa, duke përmendur modelin e Bashkimit Evropian si shembull të dialogut, pajtimit dhe prosperitetit afatgjatë.
KAQPATA