
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj partive opozitare. Para seancës konstituive që dështoi për herë të radhës, Kurti i ka cilësuar deputetët opozitarë si “nomadë”, duke i akuzuar se nuk po duan të vendosin për formimin e institucioneve.
“Deputetët që nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Kuvendi është shtëpia e tyre. Ata që e refuzojnë atë, janë deputetë nomadikë,” u shpreh Kurti para mediave.
Ai shtoi se shtëpia e përbashkët e deputetëve është Parlamenti dhe se refuzimi për të votuar kryetarin e Kuvendit përmes votimit të fshehtë, sipas tij, dëshmon mungesën e vullnetit për të bashkëjetuar politikisht.
Nuk është hera e parë që Kurti përdor etiketime për opozitën. Kujtojmë që në natën e 10 shkurtit 2021, pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, ai i quajti partitë opozitare “hajvana”, një deklaratë që u kritikua gjerësisht.
Gjuha e Kurtit po shihet si një nga arsyet kryesore për mungesën e gatishmërisë së partive të tjera për të bashkëpunuar me të në krijimin e institucioneve të reja. Aktualisht, Kosova mbetet pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri të re, ndërsa situata politike vazhdon të jetë e tensionuar.
KAQPATA