
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ngritur dyshime mbi vonesën e Gjykatës Kushtetuese për publikimin e aktgjykimit të fundit, duke thënë se situata mund të jetë më e komplikuar se sa duket.
“Gjithmonë i kemi respektuar vendimet e Kushtetueses, por kur pyesin a do ta respektoj edhe këtë, më bën të mendoj se mund të jetë i pazakonshëm, i padrejtë e i padurueshëm, saqë ndoshta duhet të konsiderojmë çfarë të bëjmë,” deklaroi Kurti.
Ai kujtoi se në rastin e 26 qershorit vendimi dhe aktgjykimi ishin publikuar në të njëjtën ditë, ndërsa këtë herë, pas njoftimit të 8 gushtit, aktgjykimi i plotë ende nuk është bërë publik. Kurti shtoi se kjo vonesë ngre dyshime për mospërputhje dhe precedent shqetësues në qasjen e Gjykatës.
KAQPATA