
Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoliaric, ka denoncuar planet e Izraelit për një evakuim masiv të Qytetit të Gazës, duke theksuar se kjo është “e pamundur” dhe shumë e rrezikshme për civilët.
Spoliaric shpjegoi se një evakuim i tillë do të shkaktonte lëvizje masive të popullsisë që nuk mund të menaxhohet, për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës civile dhe mungesës së ushqimit, ujit, strehimit dhe kujdesit mjekësor. Sipas saj, shumë civilë janë të paaftë të zbatojnë urdhrin e evakuimit, pasi janë të uritur, të sëmurë ose të plagosur.
Ajo theksoi se sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, Izraeli duhet të sigurojë kushte të përshtatshme për strehim, siguri dhe qasje në shërbime bazë, gjë që aktualisht mungon në Gaza.
Ushtria izraelite ka shpallur Gazën një “zonë të rrezikshme luftimi” dhe po përgatit ofensivën për të mposhtur Hamasin dhe për të kthyer pengjet izraelitë. OKB-ja vlerëson se rreth 1 milion palestinezë mbeten të bllokuar në qytet, ndërsa mijëra të tjerë po largohen për t’u shpëtuar nga luftime dhe bombardime.
KAQPATA