
Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka publikuar një fotografi të tij në një nga parqet e qytetit, ku shihet i ulur në një stol duke shijuar qetësinë e natyrës.
Me një ton të lehtë e plot humor, ai ka shkruar:
“Park, qetësi, unë duke menduar se kush do të më thërrasë për një espresso 70-she. 😅”
Kjo paraqitje e thjeshtë dhe e sinqertë e kryetarit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në rrjetet sociale, duke gjeneruar reagime pozitive dhe komente plot shaka.
Fotografia përcjell një mesazh të afërsisë së tij me qytetarët dhe një imazh ndryshe të një udhëheqësi, që përveç angazhimeve të shumta, gjen kohë edhe për momente relaksi.
KAQPATA