
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ka pritur në takim kapitenen e ekipit U16 të Klubit të Volejbollit “Ulpiana”, Suela Luma, të cilës i ndau një mirënjohje për sukseset e jashtëzakonshme në sportin e volejbollit.
Në këtë takim, kryetari Ahmeti vlerësoi disiplinën, përkushtimin dhe pasionin e Suelës për sportin, duke theksuar se ndihet krenar për vajzat e reja të Komunës së Lipjanit që, me talentin e tyre, po e përfaqësojnë komunën me dinjitet në garat sportive.
“Sukseset si të Suelës janë frymëzim për gjithë të rinjtë tanë dhe tregojnë se me punë e përkushtim arrihen rezultate të mëdha,” u shpreh Ahmeti.
Suela Luma ka qenë pjesëmarrëse aktive në gara komunale, republikane dhe në Kampionatin e Kosovës, duke shënuar rezultate të shkëlqyera. Ajo ka zënë vendin e parë në gara të ndryshme komunale, regjionale, si dhe në ato të organizuara në Qendrën Korrektuese.
KAQPATA