Kryebashkiaku i pezulluar i Stambollit, Ekrem Imamoglu, po përballet me akuza të reja për spiunazh, pas bastisjeve në media opozitare dhe arrestimit të gazetarëve. Hetimet tregojnë se në materialet dixhitale të biznesmenit Huseyin Gün, i konsideruar agjent i huaj, janë gjetur dokumente sekrete, foto pasaportash dhe lidhje me organizata të huaja.
Akuzat përfshijnë “spiunazh” dhe “organizatë kriminale për fitim”, ndërsa hetimi dytësor zbuloi rrjedhje të të dhënave personale të 4.7 milionë përdoruesve të një aplikacioni të Bashkisë së Stambollit.
Kritikët e Erdogan e shohin këtë si një goditje ndaj opozitës dhe lirisë së mediave, ndërsa autoritetet theksojnë nevojën për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
KAQPATA