
Në një mbledhje të tensionuar të kabinetit izraelit në Tel Aviv, kryeministri Benjamin Netanyahu refuzoi propozimin për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, duke kundërshtuar publikisht shefin e Shtabit të Forcave të Mbrojtjes, Eyal Zamir.
Zamir kishte sugjeruar një marrëveshje 60-ditore, me lirimin e 10 pengjeve dhe kthimin e mbetjeve të 18 të tjerëve, në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë. Netanyahu e hodhi poshtë, duke thënë se Presidenti amerikan Donald Trump i kishte kërkuar të mos e pranonte një propozim të tillë.
Ministrat e krahut të djathtë kundërshtuan gjithashtu çdo armëpushim, ndërsa disa ministra kërkuan një votim zyrtar, i cili u refuzua nga Netanyahu. Shteti izraelit kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshin dorëzimin e Hamasit dhe kthimin e të gjithë pengjeve menjëherë.
KAQPATA