Dy ditë më parë u bë i ditur se marrëdhënia mes Leos dhe Leles, çiftit të njohur nga Big Brother VIP Kosova 3, po kalon një krizë që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave. Fillimisht, shumë menduan se mund të ishte një manovër për të fituar më shumë vëmendje, por burime pranë çiftit konfirmojnë se situata është reale dhe marrëdhënia ka kaluar një periudhë ftohjeje të dukshme.
Në rrjetet sociale, ata vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin, por fshirja e fotove të përbashkëta ka ngritur dyshime te ndjekësit, duke treguar një distancë të mundshme mes tyre. Leo komentoi shkurt për situatën:
“Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kam çka me shtu ma shumë.”
Ky reagim i drejtpërdrejtë vetëm ka përforcuar spekulimet për krizën.
Ndërkohë, Lela ka zgjedhur të ruajë heshtjen dhe të mos bëjë komente publike, duke lënë fansat në pritje të një deklarate që të sqarojë të ardhmen e marrëdhënies së tyre.
KAQPATA