Numërimi mbrapsht për sfidën Serbi – Shqipëri ka nisur. Të nesërmen në orën 20:45, dy kombëtaret do të përballen në Leskovc, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar dhe e tensionuar.
Kreu i Federatës Serbe të Futbollit, Dragan Xhajiq, ka theksuar se përsëritja e incidenteve si në vitin 2014 mund të ketë pasoja serioze, përfshirë përjashtimin afatgjatë nga futbolli evropian. Për këtë arsye, ndeshja u vendos të zhvillohet në Leskovc dhe me numër të reduktuar tifozësh.
“Do të ishte një katastrofë nëse do të ndodhte përsëri. Pikërisht për këtë arsye zgjodhëm Leskovcin dhe zvogëluam kapacitetin e stadiumit. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme për ne,” ka deklaruar Xhajiq.
KAQPATA