
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i kryesuar nga Kreshnik Radoniqi, mbajti mbledhjen e 60-të të këtij viti dhe mori vendime të rëndësishme për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025, që do të mbahen më 12 tetor.
Gjatë mbledhjes u emëruan 15,505 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, përfshirë 14,305 anëtarë për 2,571 vendvotime të rregullta, 54 vendvotime me kusht dhe 1,200 anëtarë rezervë. Këshillat do të sigurojnë integritetin dhe qetësinë gjatë procesit të votimit dhe numërimit, nën mbikëqyrjen e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.
Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 për votim të rregullt dhe 38 për votim me kusht.
Po ashtu, KQZ miratoi procedurat për të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve të akredituar, duke përcaktuar rregullat e sjelljes dhe detyrimet gjatë votimit dhe numërimit, të cilat do t’u dërgohen organizatave vëzhguese. /KAQPATA/