
Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë, përkujtim për mbi 1600 qytetarë që ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit, si pasojë e krimeve të regjimit serb.
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur njoftoi se në orën 10:45 do të mbahen homazhe pranë Monumentit të Personave të Zhdukur në Prishtinë.
Në këtë ceremoni pritet pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve, familjarëve dhe organizatave për të drejtat e njeriut.
KAQPATA