Agjencia e Statistikave të Kosovës tregon se gushti i 2025 shënoi rritje të importit të energjisë elektrike me 69.95%, ndërsa prodhimi nga termocentralet e KEK-ut ra ndjeshëm.
Energjia bruto në dispozicion ishte 502.12 GWh, konsumi 411.92 GWh, ndërsa pjesëmarrja e energjisë alternative në konsum ishte 7.78%. Importi arriti 360.623 GWh, ndërsa eksporti ishte 243.28 GWh.
Prodhimi i thëngjillit u ul me 18.68% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, duke reflektuar varësinë e rritur nga importi dhe sfidat në sektorin energjetik.
KAQPATA