
Mungesa e institucioneve funksionale po i kushton Kosovës miliona euro. Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, vendi rrezikon të humbasë mbi 230 milionë euro nga Banka Botërore dhe BE-ja.
Ministri në detyrë i Financave paralajmëroi se 90 milionë euro mund të humben deri në shtator, nëse nuk ratifikohen marrëveshjet. Nga fondi i BE-së prej 6 miliardë euro për Ballkanin, Kosovës i takojnë 900 milionë euro, por ato janë të bllokuara.
Përveç pasojave financiare, ngërçi politik po ndikon negativisht edhe në integrimin ndërkombëtar dhe dialogun me Serbinë.
KAQPATA