Screenshot
Fitorja e Kosovës ndaj Suedisë me rezultat 1:0 i ka dhënë Dardanëve shpresë të madhe për një kualifikim historik në Kupën e Botës 2026. Kombëtarja tashmë ka grumbulluar 7 pikë, vetëm tre më pak se Zvicra, që kryeson grupin me 10 pikë.
Nëse Kosova fiton ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, dhe në të njëjtën kohë Zvicra nuk arrin fitore kundër Suedisë, atëherë skuadra e Franco Fodës do të sigurojë kualifikimin direkt në Botëror.
Në një skenar tjetër, edhe katër pikë mund të mjaftojnë, nëse Zvicra humb të dy ndeshjet e saj të fundit. Për Kosovën, çdo kombinim që çon në vendin e parë do të ishte sukses i paprecedentë në historinë e futbollit të saj.
KAQPATA