
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2024, 37,451 qytetarë kanë emigruar nga vendi, duke thelluar më tej krizën demografike në Kosovë.
Ndërkohë, në të njëjtin vit, janë regjistruar 9,038 persona të cilët kanë imigruar drejt Kosovës, ndërsa 21,513 qytetarë kanë ndërruar vendbanimin brenda territorit të vendit.
Rritja natyrore e popullsisë për vitin 2024 ishte 10,888 banorë, por bilanci i përgjithshëm i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) rezultoi negativ, me –28,413 banorë. Si rezultat, popullsia rezidente e Kosovës për vitin 2024 u zvogëlua për 17,525 banorë në krahasim me vitin paraprak.
ASK raporton gjithashtu se popullsia rezidente e Kosovës për vitin 2023 ishte 1,603,115, ndërsa për vitin 2024 kjo shifër ra në 1,585,590 banorë.
Ky trend shqetësues ngre alarmin për nevojën e politikave më të qarta zhvillimore dhe të mirëqenies për të frenuar largimin e qytetarëve nga vendi.
KAQPATA