
Transformimi digjital në Ballkanin Perëndimor konsiderohet jo vetëm kërkesë kohore, por edhe një domosdoshmëri strategjike për integrimin evropian.
Ky ishte mesazhi kryesor i Samitit të Gjashtë Digjital të Ballkanit Perëndimor në Shkup, ku Kosova u përfaqësua nga zv.ministri i në detyrë i Ekonomisë dhe Inovacionit, Getoar Mjeku.
Samiti, i organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), trajtoi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit digjital, duke përfshirë portofolin digjital rajonal, sigurinë kibernetike, zgjerimin e rrjeteve me fibra optike, si dhe mbështetjen për startup-et dhe inovacionin.
Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviç, theksoi se përdorimi i të dhënave dhe internetit mobil është rritur me 495% gjashtë muaj pas prezantimit të nismave rajonale. Ai shtoi se po shqyrtohet krijimi i një fondi rajonal për të financuar startup-et dhe idetë inovative të të rinjve sipërmarrës.
Përmes këtyre projekteve, Ballkani Perëndimor synon t’i afrohet standardeve digjitale të BE-së, duke i dhënë Kosovës mundësi për zhvillim ekonomik dhe integrim më të shpejtë në tregun evropian.
KAQPATA