
Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK kanë lansuar fushatën sensibilizuese kundër kancerit të gjirit me moton “Me ty fillon parandalimi”.
Kryeministri Albin Kurti theksoi se vetëkontrolli dhe kontrollet e rregullta janë vendimtare për zbulimin dhe parandalimin e sëmundjes. Vetëm në vitin 2024 u regjistruan 640 raste të reja, kryesisht te gratë, por edhe te burrat.
Sipas Kurtit, ndërgjegjësimi nuk është vetëm detyrë institucionale, por i gjithë shoqërisë, që mund të shpëtojë jetë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin për një sëmundje që prek mijëra gra e burra çdo vit.
KAQPATA