
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se vendi i është bashkuar Francës, Italisë dhe disa partnerëve të tjerë evropianë në themelimin e Koalicionit Evropian Kundër Drogës (ECAD).
Ajo tha se ky mekanizëm do të shërbejë për një koordinim më të gjerë në luftën kundër trafikimit dhe abuzimit me drogë, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm për sigurinë dhe bashkëpunimin evropian.
“Përmes këtij mekanizmi do të sigurohet një koordinim më i fuqishëm në luftën kundër këtyre dukurive. Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj dhe të punojë ngushtë me partnerët tanë për një Evropë të sigurt dhe të bashkuar”, theksoi Osmani.
KAQPATA