
Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin për Ligj dhe Rend, sipas raportit “Siguria Globale 2025” të organizatës amerikane Gallup.
Në këtë raport, Kosova ka marrë 94 pikë nga gjithsej 100, duke shënuar përmirësim krahasuar me vitin e kaluar, kur kishte 91 pikë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilësoi këtë vlerësim si dëshmi të forcës së institucioneve dhe sigurisë që gëzojnë qytetarët. Ai theksoi se Kosova është gjithashtu në dhjetëshen e parë të botës për sigurinë gjatë ecjes vetëm natën.
Sipas Gallup, perceptimi i qytetarëve për siguri dhe zbatimin e ligjit e pozicionon Kosovën në mesin e vendeve më të sigurta globalisht.
KAQPATA