
Kino Armata sjell sot filmin klasik shqiptar “Koncert në vitin 1936”, në kuadër të programit “Netët e Filmit Shqiptar”, një retrospektivë filmash të viteve ’70–’90. Shfaqja do të mbahet më 8 tetor, në orën 20:00, në versionin e restauruar me titra në anglisht.
Filmi i Saimir Kumbaros, një nga kryeveprat e kinematografisë shqiptare, trajton përplasjen mes artit dhe autoriteteve konservatore në Shqipërinë e asaj kohe. Me një kast aktorësh të njohur, mes tyre Margarita Xhepa dhe Robert Ndrenika, vepra mbetet një nga realizimet më të rëndësishme të kinemasë sonë.
Ky cikël filmash organizohet nga Kino Armata në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.
KAQPATA