
Komuniteti shqiptar në Irlandë ka shënuar një arritje të rëndësishme me hapjen e shkollës së parë shqipe në Dublin. Iniciativa u ndërmor nga Albanian Book Lovers Club dhe u themelua nga zonjat Liljana Picari dhe Arjana Rama, raporton albinfo.ch.
Shkolla nisi aktivitetin më 21 shtator 2025 në Blanchardstown Library, Dublin 15, ku morën pjesë prindër, nxënës dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar. Ambasadori i Shqipërisë në Irlandë, Uran Ferizi, përshëndeti përmes një mesazhi zyrtar dhe konfirmoi mbështetjen e Ambasadës me paketa mësimore.
Nxënësit e parë zhvilluan mësime mbi alfabetin shqip, flamurin kombëtar dhe historinë e shkollës së parë shqipe në Korçë. Programi u mbështet me materiale nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe paketa të tjera mësimore nga Ambasada në Londër.
Kjo shkollë shihet si një hap i madh për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare tek brezat e rinj në diasporë.
KAQPATA