
Në tre vitet e fundit, komunave të Kosovës u janë marrë mbi 210 milionë euro si pasojë e vendimeve gjyqësore për kontratat kolektive.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se bllokimi i xhirollogarive po pamundëson projekte dhe investime kapitale. Ai theksoi se mungon bashkëpunimi i nivelit qendror me komunat për gjetjen e një zgjidhjeje.
Një nga komunat e prekura është Deçani, që tash e dy javë ka të bllokuara llogaritë bankare. Kryetarët kërkojnë ndërhyrjen e Qeverisë për të garantuar funksionimin normal dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
KAQPATA