
Qytetarët që po udhëtojnë sot përmes pikave kufitare të Kosovës po përballen me pritje më të gjata në disa kalime.
Në Merdarë, koha e pritjes arrin 20–30 minuta për hyrje dhe 3–5 minuta për dalje, me një kolonë prej rreth 50 metrash. Në Dheu i Bardhë, dalja nga Kosova shënon pritje deri në 30 minuta, ndërsa hyrja është vetëm 3–5 minuta.
Në Jarinjë, hyrja zgjat 20–30 minuta dhe dalja 10–15 minuta, por pa kolona. Situata më e qetë është në Bërnjak, ku pritja mbetet vetëm 3–5 minuta në të dy drejtimet.
KAQPATA