
Klinika e Pediatrisë në kuadër të QKUK-së ka pranuar një donacion në vlerë mbi 10 mijë euro nga “Kids Zone Kosova – Jumbo”.
Donacioni përfshin pajisje për Repartin Intensiv të Klinikës së Pediatrisë, si katetera venoz qendror dhe periferik, ndërsa për Shërbimin e Logopedisë është dhuruar material didaktik në vlerë prej një mijë eurosh.
UD. drejtori i QKUK-së, Mentor Zejnullahu, falënderoi përfaqësuesit e kompanisë, duke theksuar rëndësinë e këtyre ndihmave për pacientët më të vegjël.
“Ky donacion është një gjest i madh solidariteti. Fëmijët tanë meritojnë kujdesin dhe përkrahjen më të mirë të mundshme, dhe çdo ndihmë që vjen në këtë drejtim është e çmuar”, tha Zejnullahu.
Prindërit dhe stafi i klinikës shprehën mirënjohje për këtë iniciativë, duke e konsideruar si shembull të mirë bashkëpunimi mes komunitetit dhe institucioneve shëndetësore.
KAQPATA