Pak para se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj publikoi në rrjetet sociale një sqarim për ndarjen nga ish-partnerja e tij, Michelle, e njohur nga reality show-i Too Hot To Handle Italia.
Në postimin e tij, ai theksoi se lidhja ka përfunduar prej kohësh dhe mbetet një kujtim i bukur nga e kaluara. Ky sqarim bie në kontrast me klipin hyrës të spektaklit, ku Klodiani deklaroi se ishte në një lidhje, duke krijuar kureshtje për statusin e tij sentimental brenda shtëpisë së BBVK.

Pritet që tema të diskutohet gjatë zhvillimit të edicionit të katërt, duke shtuar kuriozitetin e ndjekësve për jetën e tij personale dhe vendimet që do të marrë në të ardhmen.




KAQPATA