Ylli amerikan Kim Kardashian ka shkaktuar sërish debat në rrjetet sociale pas lançimit të linjës më të re të të brendshmeve nga marka e saj SKIMS, të cilat përmbajnë qime pubike artificiale.
Produkti u prezantua më 14 tetor në Instagram, ku Kim pyeti ndjekësit: “Sa qesharake janë këto?”. Tangat vijnë në disa ngjyra si e kuqe, blu dhe kafe, dhe në dy versione – me qime të drejta dhe kaçurrela.
Në faqen zyrtare të SKIMS, artikulli përshkruhet si “produkti më i guximshëm deri tani”, me çmim 42 euro për palë. Pavarësisht natyrës së pazakontë dhe çmimit, linja u shit pothuajse tërësisht brenda pak orësh.

Reagimet në internet ishin të shumta: disa e quajtën idenë “absurde” dhe “të çmendur”, ndërsa të tjerë e vlerësuan për origjinalitetin dhe sensin e humorit. Një përdorues në X (ish-Twitter) shkroi:
“Kim Kardashian po çmendet plotësisht me këto të brendshme të reja.”
Nuk është hera e parë që ajo ngjall debate me produktet e saj. Në korrik, prezantoi një mbështjellës fytyre për shtrëngimin e nofullës dhe mjekrës, që gjithashtu u bë viral për natyrën e pazakontë të produktit.
Kim Kardashian vazhdon të sfidojë kufijtë e modës dhe marketingut, duke e kthyer çdo ide të çuditshme në sukses tregtar.
KAQPATA