Ylli amerikan Kim Kardashian ka treguar se ajo dhe fëmijët e saj nuk kanë pasur kontakt me ish-bashkëshortin Kanye West prej disa muajsh.
Në një intervistë në podcastin Call Her Daddy, Kardashian tha se bashkë-prindërimi me reperin nuk është aspak i lehtë.
“Çfarë mendoni se është si të bashkë-prindërosh me Kanye West? Nuk është e lehtë,” u shpreh ajo.
Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë – North (11), Saint (8), Chicago (6) dhe Psalm (5) – të cilët jetojnë me Kardashian pas divorcit të përfunduar në vitin 2022.
“Fëmijët jetojnë me mua dhe unë gjithmonë inkurajoj një marrëdhënie të shëndetshme me babain e tyre. Ai e di që e mbështes këtë,” shtoi ajo.
Kardashian tregoi se West i sheh fëmijët vetëm “kur ai telefonon”.
“Ka kaluar ndoshta një ose dy muaj që s’kemi dëgjuar prej tij,” tha ajo, duke theksuar se fëmijët janë mësuar me jetën dhe rutinën e tyre.
Ajo hodhi poshtë thashethemet se e mban Kanye-n larg fëmijëve:
“Nuk e kam bërë asnjëherë këtë. Narrativi që unë i mbaj fëmijët larg tij është i gabuar. Nëse ka ndonjë periudhë të vështirë, ne gjejmë mënyra të tjera për t’u takuar.”
Kim shtoi se, pavarësisht ndarjes, beson se me kalimin e kohës gjërat do të qetësohen.
“Mamaja ime më thoshte gjithmonë: duhen pesë vjet pas divorcit që gjithçka të bjerë në vend. Dhe besoj se ka të drejtë.”
KAQPATA