Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të papritur për periudhën e saj të rinisë. Në një intervistë në podkastin “Call Her Daddy”, themeluesja e SKIMS, 44 vjeçe, ka pranuar se ishte “nën ndikimin e drogës” kur u martua për herë të parë me producentin Damon Thomas.
Kardashian, që në atë kohë ishte vetëm 19 vjeç, u martua në një ceremoni të vogël në Las Vegas pa i treguar askujt nga familja e saj. Ajo tha se familjarët e morën vesh vetëm pasi panë të dhënat e martesës online.
“Ka qenë një periudhë e turbullt, me shumë vendime të pamatura. Nuk isha vetvetja”, rrëfeu ajo.
Sot, Kim është një nga biznesmenet më të suksesshme në botë dhe përpiqet të flasë hapur për gabimet e së kaluarës, për të treguar se ndryshimi është i mundur.
KAQPATA