
Yjet e famshme, Kim dhe Khloe Kardashian, kanë përkujtuar babanë e tyre, Robert Kardashian, në 22-vjetorin e vdekjes së tij me mesazhe emocionale në rrjetet sociale.
Kim ndau një foto ku shprehu falënderimin dhe nostalgjinë për babanë e saj: “Faleminderit që gjithmonë e ke ruajtur familjen tonë nga parajsa. Nuk mund ta besoj që isha vetëm 22 vjeçe kur ndërrove jetë, dhe sot shënon 22 vjet që kur shkove në parajsë. Shpresoj të jesh krenar për ne. Të duam, babi, na mungon shumë”.
Motra e saj, Khloe, gjithashtu ndau kujtime për të atin, duke postuar një video dedikuar atij dhe shkroi: “Gjithmonë do të kem një vend për ty. Të dua. Faleminderit për çdo kujtim, çdo mësim dhe gjithë dashurinë”.
Robert Kardashian vdiq më 30 shtator 2003, vetëm dy muaj pasi u diagnostikua me kancer të ezofagut, duke lënë katër fëmijë: Kourtney, Kim, Khloe dhe Rob Jr.
KAQPATA