
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti sot presidenten Vjosa Osmani në Camp Film City në Prishtinë.
Sipas njoftimit, takimi u fokusua në situatën e sigurisë në vend, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.
Gjeneral Barduani theksoi se një zgjidhje e shpejtë e ngërçit parlamentar është thelbësore për stabilitetin politik dhe institucional të vendit. Ai ritheksoi rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt me organet e sigurisë së Kosovës, të cilat i cilësoi faktorë kyç për ruajtjen e paqes dhe rendit.
Ky takim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimeve të rregullta të KFOR-it me përfaqësuesit më të lartë institucionalë në Kosovë.
KAQPATA