Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur të ngarkuarën me punë të Holandës, Desiree Bonis, në kampin “Film City” në Prishtinë, ku u diskutua situata e sigurisë në vend.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se takimi i dha komandantit mundësinë të përshkruajë zhvillimet e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e trupave paqeruajtëse për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Ulutash shprehu falënderimin për kontributin e vazhdueshëm të Holandës në misionin e KFOR-it, duke e cilësuar atë të vlefshëm dhe të palëkundur.
KAQPATA