
Edhe pse uji shpesh konsiderohet aleati kryesor në humbjen e peshës, disa pije të tjera mund të jenë edhe më efektive për djegien e dhjamit dhe përshpejtimin e metabolizmit.
Ekspertja e nutricionit, Dr. Emma Derbyshire, shpjegon se një pjesë e ujit mund të zëvendësohet me pije që jo vetëm hidratojnë, por edhe mbështesin procesin e humbjes së peshës.
Koktej proteinash: Proteinat ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore dhe stimulojnë djegien e dhjamit. Një koktej proteinash është mënyrë e thjeshtë dhe e shijshme për të rritur marrjen e proteinave dhe për të zvogëluar oreksin.
Kafeja: Konsumi i moderuar i kafes mund të përmirësojë djegien e kalorive dhe energjinë gjatë stërvitjeve. Kafeina ndihmon metabolizmin dhe qëndrueshmërinë fizike.
Çaj xhenxhefili: Ky çaj përshpejton metabolizmin, ndihmon në djegien e dhjamit dhe ofron ndjesi ngopjeje. Ai ka gjithashtu veti anti-inflamatore dhe mbështet sistemin imunitar.
Ujë me limon: Ideal për hidratim, stimulon tretjen dhe zvogëlon fryrjen, duke qenë një zëvendësues i shëndetshëm për pijet e gazuara dhe lëngjet e ëmbla.
Ekspertja sugjeron që këto pije të përdoren si shtesë e ujit të zakonshëm dhe jo si zëvendësim i tij. Kombinimi i një diete të ekuilibruar me këto pije mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit dhe përmirësimin e metabolizmit.
KAQPATA