Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj disa kujtime të rralla nga fëmijëria. Në rrjetet sociale, artistja ka publikuar një fotografi të hershme, ku shihet si një vajzë e vogël, plotë ëmbëlsi dhe spontanitet.
Dafina ka zgjedhur të mos e shoqërojë imazhin me asnjë përshkrim, duke lënë që fotografia të flasë vetë dhe të përcjellë ndjenjën e nostalgjisë për kohën e pafajësisë.
Postimi i saj ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente nga fansat që kujtojnë me dashuri fillimet e saj dhe rrugëtimin e gjatë në muzikë.

KAQPATA