Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot seancën e rregullt për Kosovën, ku do të diskutohet raporti më i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për misionin UNMIK.
Zëvendës-përfaqësuesi special dhe zyrtari i përgjegjshëm i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin, do të paraqesë përmbledhjen e zhvillimeve kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë, për periudhën 16 mars – 15 shtator 2025.
Raporti, i shpërndarë më 10 tetor për anëtarët e Këshillit, pritet të trajtojë çështje që lidhen me tensionet në veri të vendit, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misioneve ndërkombëtare, si dhe progresin në dialogun Kosovë–Serbi.
Takimi vjen në një periudhë të ndjeshme politike dhe të sigurisë në rajon, ndërsa pritet të ndiqet me interes nga Prishtina dhe Beogradi.
KAQPATA