Prokuroria në Prizren ka kërkuar paraburgimin e R.Gj., i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Sipas prokurorisë, më 31 tetor 2025, rreth orës 23:50, i dyshuari ka hyrë në banesën e të dëmtuarës V.K. në rrugën “Ëilliam Ëolker”, duke marrë 3,000 euro para të gatshme, ari në vlerë 15,000 euro dhe 8 çanta krahu me vlerë 3,000 euro, duke shkaktuar dëm total prej 21,000 euro.
I dyshuari dyshohet se kishte njohuri paraprake se e dëmtuara ishte jashtë shtetit dhe se i kishte siguruar çelësat e derës, duke planifikuar veprimin e tij dhe larguar pa u vërejtur.
Prokuroria thekson angazhimin e saj në luftën kundër kriminalitetit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që shkelin ligjin.
KAQPATA