Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Gjovalin Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i dyshuar për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Vendimi erdhi pas deklaratave të rënda të Gjovalin Shkambit, në të cilat ai kërcënoi se gjyqtarë të tjerë do të përballeshin me të njëjtin fat nëse nipi i tij do të dënohej.
Sipas burimeve zyrtare, kërcënimet janë bërë gjatë një komunikimi të dokumentuar, duke çuar në arrestimin e tij. Në këtë rast janë përfshirë gjithashtu edhe Gjon Shkambi, xhaxhai tjetër i Elvis Shkambit, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj gjyqtarit Kalaja.
Në një deklaratë për mediat, Gjovalin Shkambi tha se “ata që do të dënojnë nipin do të përballen me plumba, sikurse Astrit Kalaja”. Ai shtoi se nuk i druhet hakmarrjes dhe se ka nisur “luftën” ndaj autoriteteve gjyqësore.
Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për të parandaluar rrezikun që Shkambi paraqet ndaj sistemit të drejtësisë. Hetimet dhe procedurat ligjore vijojnë për të përcaktuar rolin e të tjerëve të përfshirë dhe për të siguruar drejtësinë në këtë rast tragjik.
KAQPATA