Një zjarr i fuqishëm shpërtheu rreth orës 14:00 në lagjen “Pajtimi” të Shtimes. Erëra të forta përhapën flakët me shpejtësi, duke rrezikuar shtëpitë e banimit.
Policia e Ferizajt njoftoi se një shtëpi e vjetër dhe një veturë janë përfshirë nga zjarri, ndërsa katër persona u lënduan lehtë. Ekipet e zjarrfikësve po punojnë me ndihmën e banorëve për shuarjen e flakëve. Autoambulanca dhe policia janë në vendngjarje për të menaxhuar situatën.
KAQPATA