Deputeti nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, ka ngritur shqetësimin për rikthimin e mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, duke paralajmëruar se kjo nismë rikthen frikën tek shqiptarët e Luginës për shkak të traumave të së kaluarës.
Ai ka dorëzuar një propozim për krijimin e një Komisioni hetimor parlamentar që do të shqyrtojë rastet e 135 ushtarëve shqiptarë të vdekur në Armatën Popullore të Jugosllavisë gjatë viteve 1980. Shumica e rasteve ishin regjistruar si “vetëvrasje” apo “aksidente”, por familjet kanë raportuar shenja dhune dhe kanë dyshuar për motive etnike e politike.
Kamberi tha se mungesa e transparencës dhe hetimeve të pavarura ka bërë që çështja të mbetet e errët, duke theksuar se vetëm zbardhja e së vërtetës dhe drejtësia për viktimat mund të ndërtojë një të ardhme më të drejtë për qytetarët shqiptarë dhe serbë.
KAQPATA