
Edon Zhegrova, ylli kosovar i Lille, është në qendër të merkatos evropiane. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Juventusi ka bërë kontaktet e para për të marrë informacione mbi situatën e sulmuesit, duke e parë atë si një opsion për javët e fundit të afatit kalimtar.
“Juventus ka kontaktuar për të marrë informacion mbi Edon Zhegrovën si një opsion për javët e fundit të merkatos,” ka shkruar Romano, duke theksuar interesimin e madh të bardhezinjve.
Megjithatë, konkurrenca më e fortë mbetet Olympique Marseille, që tashmë ka nisur bisedime të avancuara me klubin francez Lille, duke e bërë Zhegrovën objektivin e tyre kryesor.
“Olympique Marseille është në bisedime të avancuara, pasi Edon Zhegrova është targeti i tyre kryesor,” ka shtuar Romano, duke e konsideruar këtë si një pistë shumë të nxehtë për sulmuesin 24-vjeçar.
Në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja, ndërsa tifozët e Juventusit shpresojnë për një goditje të mundshme, por Marseille duket se ka avantazhin në këtë garë.
Edon Zhegrova, i njohur për shpejtësinë, driblimet dhe vizionin e lojës, ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Lille në Ligue 1. Një transferim i mundshëm drejt Serie A ose Ligue 1 tek një klub më i madh, do të përbënte një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
KAQPATA