
Aktori dhe legjenda e mundjes, John Cena, ka rrëfyer se transplanti i flokëve që bëri vitin e kaluar i ka “ndryshuar tërësisht jetën”. Në një intervistë për People, ai tha se ishte publiku që e shtyu të përballej me rënien e flokëve, pasi shpesh mbante pankarta duke e quajtur “Bald John Cena”.
Pas procedurës, Cena nisi edhe një rutinë të re me terapi me dritë të kuqe, produkte kundër rënies së flokëve dhe vitamina. “Nëse nuk do të kishte aq turp rreth kësaj, do ta kisha bërë që para 10 vitesh,” u shpreh ai, duke shtuar se shumica e meshkujve përballen me këtë fenomen.
Cena, i cili ka njoftuar pensionimin nga WWE në fund të këtij viti, tha se mosha është një faktor vendimtar. “Nuk jam më aq i fortë apo i shpejtë. Shëndeti dhe partnerja ime janë prioriteti im tani,” deklaroi ai.
Ylli i “Peacemaker”, që këtë muaj rikthehet me sezonin e dytë në HBO Max, beson se pamja e re i ka hapur edhe më shumë dyer në karrierën e tij si aktor.
KAQPATA