
Ish-mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka kujtuar me admirim shokun e tij të dikurshëm të skuadrës, Gedion Zelalem. Wilshere, që u konsiderua një prej talenteve më premtues të Akademisë së Arsenalit, e përshkroi Zelalemin si një lojtar me vizion të jashtëzakonshëm dhe teknikë të lartë, duke thënë se ishte një “makth” për t’u përballur në stërvitje.
Zelalem, i cili dikur krahasohej me emra të mëdhenj si Xavi dhe Iniesta, nuk arriti të përmbushë pritshmëritë. Pas disa huazimeve, ai u largua nga Arsenali në vitin 2019 dhe aktualisht luan për New Mexico United në SHBA. Përkundër talentit të madh, karriera e tij nuk mori hovin e pritur dhe ai nuk ka debutuar ende për Kombëtaren e SHBA-së.
KAQPATA