
Në një veprim të menjëhershëm pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore të Iranit, Forcat Ajrore të Izraelit kanë ndërmarrë një seri sulmesh ajrore ndaj objektivave ushtarake në Iranin perëndimor.
Në një deklaratë zyrtare, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se:
“Forca Ajrore Izraelite ka nisur një seri goditjesh ndaj objektivave ushtarake në Iranin perëndimor. Sulmet synuan edhe lëshues raketash të gatshëm për të goditur territorin izraelit.”
Sipas IDF-së, gjatë mëngjesit të sotëm janë neutralizuar me shpejtësi disa lëshues që tashmë kishin nisur raketa në drejtim të Izraelit, si dhe trupa të Forcave të Armatosura Iraniane të angazhuara në operacione të drejtpërdrejta.
Këto zhvillime vijnë në një kontekst tejet të tensionuar në rajon, vetëm pak orë pasi Irani hodhi një valë raketash drejt Izraelit, në përgjigje të sulmeve amerikane që shkatërruan tri objekte kyçe bërthamore iraniane.
Situata në Lindjen e Mesme mbetet kritike, me një spiralë përshkallëzimi që rrezikon të çojë në përplasje të hapura ndërmjet fuqive rajonale dhe globale.
KAQPATA