
PHOENIX, AZ - JUNE 28: Patrick Beverley #21 of the LA Clippers looks on during the game against the Phoenix Suns during Game 5 of the Western Conference Finals of the 2021 NBA Playoffs on June 28, 2021 at Phoenix Suns Arena in Phoenix, Arizona. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2021 NBAE (Photo by Michael Gonzales/NBAE via Getty Images)
Ish-bashkëlojtari i LeBron James, Patrick Beverley, ka zbuluar emrin e kundërshtarit më të vështirë që ka përballuar ndonjëherë në NBA: ylli i Dallas Mavericks, Luka Doncic.
Beverley, i cili luajti 45 ndeshje me Los Angeles Lakers përpara se të transferohej te Chicago Bulls gjatë sezonit 2022/23, e cilësoi Doncic-in si “personin më të vështirë që kam mbrojtur ndonjëherë”, përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), duke shtuar: “Sheesh.”
Statistikat e Doncic flasin vetë. Me një mesatare prej 28.6 pikësh për ndeshje në sezonet e rregullta dhe 30.9 pikë në play-off, ai është bërë një nga yjet më të mëdhenj evropianë në historinë e NBA-së. Në sezonin 2023/24, ai arriti mesataren më të lartë në karrierë me 33.9 pikë për ndeshje.
Beverley nuk është i vetmi që ka lavdëruar Doncic-in për lojën e tij mbresëlënëse. Në një intervistë për ESPN në vitin 2022, ai deklaroi: “E përballa (Doncic) vitin e kaluar. Djali po më ‘gatuante’.”
Pas transferimit te Lakers në shkurt, në një shkëmbim historik gjatë sezonit, Doncic shpreson të shkëlqejë edhe më shumë në bregun perëndimor dhe të arrijë të paktën një titull kampioni në NBA. Nëse ia del, ai mund të renditet krah për krah me legjendat si Bryant, Shaq dhe vetë LeBron.
KAQPATA