Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy policëve të Stacionit Policor në Prizren, pasi dyshohet se janë përfshirë në një mosmarrëveshje gjatë orarit të punës.
Hetuesit e IPK-së kanë nisur veprimet fillestare hetimore lidhur me incidentin, duke konstatuar se sjellja e tyre bie ndesh me standardet e profesionalizmit të kërkuara për zyrtarët policorë.
IPK ka theksuar se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe nuk përputhen me përgjegjësitë e detyrës së policisë.
KAQPATA