Një incident i ndodhur paraditen e së mërkurës para Parlamentit të Serbisë ka shkaktuar shqetësim të madh. Zjarri ka përfshirë tendat e ngritura nga grupet pro-qeveritare dhe janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, duke lënë një person të plagosur dhe një tjetër të arrestuar, sipas raportimeve jozyrtare.
Gazetari serb Vojin Radovanoviq tha për Euronews Albania se incidenti duket të jetë një provokim ndaj studentëve që protestojnë ose kundërshtojnë figurat e opozitës. Ai shtoi se pritet një grumbullim i personave pro-qeveritarë pas ngjarjes, ndërsa presidenti Vuçiq do të mbajë një fjalim lidhur me situatën.
Radovanoviq theksoi gjithashtu se ngjarje të tilla paraqesin rreziqe për stabilitetin politik dhe mund të përdoren për të legjitimuar veprime shtesë nga autoritetet. Policia ka vendosur masa të shtuar sigurie dhe po vijon hetimet në vendngjarje.
KAQPATA