
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me veteranin e luftës nga Shala, Enver Hasani, të cilin e ka vlerësuar për kontributin dhe qëndrueshmërinë e tij.
Ahmeti theksoi se Hasani, i cili gjatë luftës së UÇK-së është plagosur dhe sot jeton si invalid lufte, vazhdon të japë shembull frymëzues me punën e tij të përditshme dhe përkushtimin ndaj familjes.
“Enver Hasani na bashkohet përtej fjalëve, me punë për Lipjanin. Ai është njëri nga ushtarët e UÇK-së, i plagosur gjatë luftës dhe sot, si invalid i luftës, jeton në Shalë, ku me punën e tij fizike dhe përkushtimin bashkë me familjen, jep shembull të vërtetë qëndrese. Faleminderit Enver, për vlerësimin dhe mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Ahmeti.
Ky takim u cilësua si një gjest respekti për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut gjatë luftës dhe që sot vazhdojnë të jenë pjesë aktive e jetës së komunitetit.
KAQPATA